Si ushqehemi edhe jemi...!
Kjo thënie është tashmë e njohur. Tregon mençurinë e një populli, qe kulturës së të ushqyerit i kushton një vëmendje të veçantë. Kështu, pra, nevoja e kultivimit të një kuzhine të hapur ndaj kuzhinave të popujve të ndryshëm, pikërisht pse është për t´u çmuar arti i te të ushqyerit, do të jetë mjaftë domethënëse që ta vëmë në fi llim të parafjalës së këtij doracaku kuzhine. Për të sajuar këtë libër kemi bërë një përzgjedhje të recetave të specialiteteve të ndryshme të kuzhinës evropiane. Me një pikënisje që ai të jetë i larmishëm, i përshtatshëm dhe i pëlqyeshëm, edhe për opinionin tonë shqiptar, edhe nga shkaku se kemi pasur për qellim që përbërësit e specialiteteve të jenë më shumë të natyrës së perimeve, që fatmirësisht në ambientin tonë kultivohen dhe janë më bollëk. Ato janë mjaftë të pasura me materie ushqyese, duke dashur për të sugjeruar përdorimin e kufi zuar të mishit! Kjo e ka qëllimin parësor përgatitjen e ushqimit të shëndetshëm, në kohën kur përdorimi i tepërt i llojeve të ndryshme të mishrave, po shkakton efekte negative për shëndetin! Pra, ky ishte edhe njëri nga kriteret bazë përzgjedhëse, dhe, ajo që e bënë këtë qasje frytdhënëse është edhe përvoja ime e fi tuar në përdorimin e tyre edhe në kuzhinën time. Ky fakt këtë libër e bën edhe më të besueshëm dhe më interesant. Siç ishte për mua një befasi e këndshme hulumtimi dhe përgatitja e këtyre specialiteteve, le të jetë edhe për ju adhurues të artit të kuzhinës, me qëllim që edhe sofra jonë shqiptare të bëhet më e pasur dhe më e larmishme në ushqime, pra edhe përmes këtij doracaku besojmë mjaft praktik. Mos ngurroni, provoni, që të kënaqeni me ushqime te shijshme dhe shëndetshme dhe që të lavdëroheni!...